Blinken: Rusia po paguan “kosto të lartë” në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 09 September 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se vendimi i presidentit Vladimir Putin, për të dërguar përforcime në rajonin e Harkivit të Ukrainës nënvizoi humbjet e mëdha që forcat ruse po marrin në luftën e saj.
“Ka një numër të madh të forcave ruse që ndodhen në Ukrainë dhe për fat të keq, në mënyrë tragjike, të tmerrshme, Presidenti Putin ka demonstruar se do të përfshijë shumë njerëz në këtë luftë, me kosto të lartë për Rusinë”, tha ai.
Blinken deklaroi kështu para gazetarëve në selinë e NATO-s, pas takimit që pati me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, një ditë pasi kryediplomati amerikan kishte vizituar Kievin.Më herët, agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar se forcat e Moskës po rivendoseshin në rajonin e Harkivit, si kundërpërgjigje ndaj një kundër-ofensive ukrainase në shkallë të gjerë.
Agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA Novosti shpërndanë video nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë, që tregonin lëvizjen e pajisjeve ushtarake në një rrugë të asfaltuar, disa me flamuj rusë dhe me shkronjën “Z”, një simbol i fushatës ushtarake të Rusisë.Zyrtari lokal i instaluar nga Moska, Vitaliy Gançev, tha se “beteja të ashpra” ishin duke u zhvilluar pranë Balakliya, një qytet në rajonin e Harkivit, që Ukraina tha se e kishte rimarrë të enjten.
Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha më 8 shtator se pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak, pasi forcat e Moskës që kanë arritur vetëm “sukses të vogël taktik në pjesë të ndryshme të Ukrainës lindore”.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...