Blinken paralajmëron Rusinë të mos njohë Donetskun dhe Luhanskun, si të pavarura
Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 17 February 2022
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia.
Dhoma e ulët e parlamentit rus ose siç njihet Duma votoi të martën për t’i kërkuar Presidentit Vladimir Putin të njohë republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat shpallën pavarësinë nga Ukraina më 2014, pas largimit të detyruar nga pushteti të ish-Presidenti Viktor Janukoviç gjatë atij që u njoh si revolucioni ukrainas.
Bashkimi Evropian i kërkoi Moskës që të mos e bëjë këtë hap, që po kërkon Duma Shtetërore. Nëse presidenti do ta miratonte një gjë të tillë kjo mund të intensifikonte edhe më tej tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, gjë që ka nxitur frikën e një pushtimi rus.
“Miratimi i kësaj rezolute do të minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, do të vinte në pikëpyetje të mëtejshme angazhimin e shpallur të Rusisë për të vazhduar rrugën diplomatike me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën”, tha zoti Blinken në një deklaratë.
Ai paralajmëroi se një veprim i tillë “do të kërkonte një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e vendit. Rusia ka mohuar se ka në plan të sulmojë Ukrainën dhe ka akuzuar Perëndimin se është bërë shkak për ndezjen e tensioneve.
Njohja e republikave mund të shkatërrojë marrëveshjet e Minskut, të arritura në vitet 2014-2015 pasi separatistët e mbështetur nga Rusia pushtuan rajonin e Donbasit të Ukrainës. Kievi ka qenë në luftë me rajonet e shkëputura që nga viti 2014, një konflikt gjatë të cilit janë vrarë rreth 15,000 njerëz.
“Nesë Kremlini do ta miratonte do të përbënte refuzim në masë nga ana e qeverise ruse të ngazhimit të saj sipas marrëveshjes së Minskut”, tha zoti Blinken. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini ‘e kishte mbajtur shënim’ kërkesën e dhomës së ulët të parlamentit, por tha se ajo nuk do të ishte në përputhje me marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...