Blinken ofertë Moskës për lirimin e dy amerikanëve
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 28 July 2022
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë një marrëveshje që synon lirimin dhe kthimin në Shtetet e Bashkuara të yllit të basketbollit Brittney Griner dhe amerikanit të burgosur, Paul Whelan, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Kryediplomati amerikan tha gjithashtu se pret të flasë me homologun rus për herë të parë që kur Kremlini sulmoi Ukrainën, një ndryshim i mprehtë i politikës së mëparshme amerikane.
Deklarata shënon rastin e parë që qeveria amerikane ka shpalosur publikisht ndonjë veprim konkret që ka ndërmarrë për të siguruar lirimin e basketbollistes Griner, e cila u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt nën akuza për drogë dhe dëshmoi të mërkurën në gjykatë.
Zoti Blinken nuk ofroi detaje mbi marrëveshjen e propozuar, e cila u ofrua javë më parë, ndërsa nuk është e qartë nëse oferta amerikane do ta joshë Rusinë që të lirojë amerikanët.
Por publikimi i ofertës në fjalë, në një kohë kur Uashingtoni e ka shmangur Kremlinin, refekton trysninë në rritje ndaj administratës së Presidentit Biden për kthimin në atdhe të amerikanëve Grenier dhe Whelan, dhe angazhimin e Uashingtonit për këtë çështje.
Sekretari Blinken tha se Uashingtoni do të donte një përgjigje nga Moska. Prej vitesh Rusia ka shprehur interes për lirimin e Viktor Bout, një tregtar rus armësh i etiketuar dikur si “tregtari i vdekjes”, i cili u dënua me 25 vjet burg në vitin 2012 nën akuzat se kishte planifikuar të shiste ilegalisht armë që kapin shumën e disa miliona dollarëve.
Zoti Blinken tha se kishte kërkuar të fliste në telefon me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, ndërsa zyrtarët amerikanë u shprehën se lirimi i amerikanëve ishte përparësia kyesore por jo arsyeja e vetme.
Nëse zhvillohet telefonata, kjo do të ishte biseda e parë mes kryediplomatëve të Uashingtonit dhe Moskës që nga 15 shkurti, rreth një javë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën.
Zoti Blinken tha se ai gjithashtu do të fliste me zotin Lavrov mbi rëndësinë që Rusia të respektojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportimin e drithërave ukrainase. Ai do ta paraljmërojë zotin Lavrov mbi rreziqet e përpjekjeve të mundshme ruse për të aneksuar pjesë jugore dhe lindore të Ukrainës.
Të tjera
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...
-
Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë...