Blinken në Turqi, bisedime mbi ndihmën për tërmetin si dhe anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 19 February 2023
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai zhvilloi diskutime me autoritetet turke mbi ndihmën e mëtejshme të Uashingtonit për Ankaranë, ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe vendin fqinj të saj Sirinë. Si pasojë humbën jetën më shumë se 45,000 persona. Mbi një milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe sipas parashikimeve, kostoja ekonomike e shkaktuar nga tërmeti mund të arrijë në miliarda dollarë.
Në krye të axhendës së zotit Blinken do të jetë edhe çështja e anëtarësimit në NATO, e Suedisë dhe Finlandës. Deri tani Turqia ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit të tyre në aleancë, duke thënë se Stokholmi në veçanti, ka strehuar ata që Ankaraja i quan anëtarë të grupeve terroriste. Turqia ka dhënë së fundmi sinjale se do të miratojë vetëm kërkesën e Finlandës.
Diplomati i lartë amerikan u ndal të dielën pasdite në provincën jugore turke të Adanas, e më pas pa nga lart me helikopter, zonat e goditura nga tërmeti, shoqëruar nga homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu. Zoti Blinken pritet të zhvillojë bisedime të mëtejshme dypalëshe në Ankara ditën e hënë.
Sipas burimeve në dijeni të axhendës, zoti Blinken do të takohet edhe me Presidentin turk Tajip Erdogan.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë në Turqi një ekip për operacionet e kërkim-shpëtimi, medikamente mjekësore, makineri për thyerjen e betonit si dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihma humanitare që mbulojnë gjithashtu edhe Sirinë. Zoti Blinken tha se Uashingtoni do të ofrojë edhe 100 milionë dollarë të tjerë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Vizita e parë e zotit Blinken në Turqi në cilësinë e Sekretarit të Shtetit ishte diçka për të cilën po punohej prej kohësh, por ajo vjen dy vjet pasi zoti Blinken mori detyrën. Kjo është në kontrast të fortë me atë çfarë kanë bërë disa nga paraardhësit e zotit Blinken, përfshirë Hillary Clinton-in dhe Rex Tillerson-in, të cilët zhvilluan vizitën e tyre të parë brenda tre muajsh nga marrja e detyrës.
Vonesat në këtë rast thonë analistët, tregojnë nivelin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëdhënie që u përkeqësuan veçanërisht që nga viti 2019, kur Ankaraja bleu sistemet ruse të mbrojtjes raketore.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar Turqinë për disa nga veprimet e saj gjatë sulmit rus në Ukrainë, ekspertët thonë se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar mbi marrëdhëniet e ngushta të Ankarasë me Moskën./VOA
Të tjera
-
Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në Dubravë të Suharekës
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë n...
-
Kupchman: Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës, do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA
Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politi...
-
Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinë...
-
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anton Berishës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekj...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel: Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...