Lajme

Blinken: Kina po largohet nga zgjidhjet paqësore

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 06 August 2022

Veprimet e fundit të Kinës në Tajvan janë më afër shtrëngimit dhe përdorimit të forcës sesa praktikës së zgjidhjes së çështjeve në mënyrë paqësore, tha Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij filipinas Theodore L. Locsin Jr.

Blinken vuri në dukje se SHBA-ja është e vetëdijshme se aleatët e saj janë të shqetësuar për, siç tha ai, veprimet e rrezikshme dhe destabilizuese të Kinës rreth Tajvanit, por se Uashingtoni do ta zgjidhë problemin siç ka bërë deri më tani, raporton Reuters.

“SHBA nuk beson se është në interes të Tajvanit, rajonit apo sigurisë sonë kombëtare që situata të përshkallëzohet”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera