Lajme

Blinken: Bisedimet e Katarit u fokusuan në parandalimin e një konflikti më të gjerë

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 08 Janar 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se ai është fokusuar në parandalimin e një konflikti më të gjerë gjatë një momenti “tensioni të thellë” në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi qenë intensivisht të fokusuar në punën për të parandaluar përhapjen e konfliktit,” tha Blinken të dielën gjatë një konference shtypi në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.

Ndërkaq, Al-Thani u shpreh se kanë për qëllim që të shmangin një, si tha ai, përshkallëzimin më të madh në rajon, shkruan CNN.

-Advertisement-

“Ngjarjet e fundit që kemi parë janë një shkelje e sovranitetit të atyre vendeve dhe ne mund të shohim gjithashtu shkelje të vazhdueshme. Objektivi apo qëllimi ynë kryesor është të ndalojmë këtë luftë dhe të shmangim përshkallëzimin më të madh në rajon”, ka thënë ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy