Blinken beson se Irani nuk është palë e përgjegjshme në programin bërthamor
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 23 September 2023
Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara sugjeron se ky vend nuk është i interesuar për të qenë palë e përgjegjshme për programin e vet bërthamor, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Këto komente sugjerojnë se Uashingtoni është skeptik për dëshirën e Teheranit që të angazhohet seriozisht në kufizimin e programit bërthamor që e zotëron.
Të shtunën, udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike e ka dënuar vendimin e Iranit për t’ua ndaluar inspektorëve qasjen në shtet, duke e penguar aktivitetin mbikëqyrës në Teheran.
Kjo agjenci është përgjegjëse për të verifikuar nëse Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të arritur mes Teheranit dhe fuqive botërore.
Marrëveshja parasheh kufizimin e aktivitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Përpjekjet për ringjallje të marrëveshjes – nga e cila ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka larguar Shtetet e Bashkuara më 2018 – kanë dështuar vitin e kaluar, dhe Uashingtoni ka tentuar të gjejë mënyra tjera për ta kufizuar programin iranian.
“Ne kemi tentuar të punojmë indirekt me Iranin, si dhe me partnerë evropianë, madje edhe me Rusinë dhe Kinën, për të parë nëse mund ta bëjmë Iranin që ta respektojë marrëveshjen bërthamore… mirëpo Irani nuk e ka bërë ose nuk dëshiron të veprojë ashtu”, u ka thënë Blinken gazetarëve.
Vendimi i Teheranit për inspektorët lejohet. Shtetet, në përgjithësi, mund ta përdorin veton ndaj inspektorëve që dëshirojnë t’i vizitojnë zonat bërthamore, sipas një Traktati për Mospërhapje./REL/
Të tjera
-
Stano për deklaratën e Konjufcës: BE i di detyrat e veta, t’i dini edhe ju tuajat
Pas ‘qortimeve’ të shprehura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuf...
-
E rëndë: Vetura godet aksidentalisht për vd ekje fëmijën rreth 2-vjeçar në Hajvali
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali, ku një fëmijë rreth 2-vjeçar ka h...
-
Musliu- Shoshi pas deklaratës së Osmanit: Është dashtë ta shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët
Pas deklaratës së sotme të presidentes Osmani rreth mosinformimit nga ministr...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, pas ankesave Trupi Gjykues jep urdhër që të përshpejtohet nxjerrja e provave
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith II...
-
Gjykata ua njeh pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka njohur pensionin e dyfishtë tre të mbije...
-
Diplomati austriak që po dëshmon në Speciale: Ndërkombëtarët punuan me Veselin për ta luftuar kriḿin e organizuar
Dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), diplomati aus...
-
Policia ia publikon fotografinë një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vrasje në t...
-
Për herë të parë, më pak se katër milionë foshnja lindën në BE në një vit
Në vitin 2022, numri i lindjeve të gjalla në BE arriti nivelin më të ulët që ...
-
LDK e përsërit: Kurti të japë dorëheqje, shpërndahet Kuvendi, pastaj caktohet data e zgjedhjeve
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar ...
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, kishte 12 urdhëresa të Gjykatës
Një 23 vjeçar me iniciale E.Z., është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi po ...
-
Osmani brutale me Konjufcën: Qysh deklaron kështu dikush në vitin 2024, ku telefonat funksionojnë gjithkund
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk...
-
“Opozita i refuzoi zgjedhjet: Puna e mbarë, Albin Kurti”
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka dalë me një deklaratë ku konst...