Lajme

Blindohet Kievi reportazh përmes pamjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 08 March 2022

Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.

Një burrë mbush thasë me rërë në qendër të Kievit, më 7 mars, ndërsa vullnetarë nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale patrullojnë në sfond.

-Advertisement-

Një grua ecën para një bllokade betoni dhe barrikadave anti-tank në Kiev.

Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës në një kinema në Kiev, duke e përdorur si bazë nga forcat luftarake vullnetare, 7 mars 2022.

Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës bën roje me një pushkë gjuetie në periferi të Kievit më 4 mars. Vullnetarët e Mbrojtjes Territoriale janë një grup civilësh të trajnuar nën komandën e ushtrisë ukrainase, detyrat e të cilëve përfshijnë rezistencën e armatosur ndaj pushtimit dhe “mbrojtjen të autoriteteve publike, qeverisjes vendore dhe objekteve me rëndësi kritike”.

Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale luajnë shah me kokteje molotovi në vend të figurave në Kiev më 6 mars. Raportohet se 100,000 vullnetarë civilë janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Një ushtarak ukrainas afër një bunkeri në një pyll në periferi të Kievit më 6 mars.

Një ushtar ukrainas i armatosur rëndë më 5 mars në Irpin, në periferi të Kievit. Irpini u godit nga sulmet ajrore ruse dhe i është ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tri ditë.

Pengesa me tela armature të përdredhur e të mprehtë dhe gomave shihen përgjatë një rruge në një pikë kontrolli në Kiev më 6 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera