Lajme

Blick: A po bashkohen Kosova dhe Shqipëria në mënyrë sekrete?

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 07 August 2018

Ideja e Shqipërisë së Madhe është sërish e pranishme, shkruan e përditshmja zvicerane Blick, duke shtuar se kundërshtarët e kësaj ideje janë duke ndjekur qasjen graduale të Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova, të cilat janë të banuara pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarët, po ecin me hapa të mëdhenj, shkruan mediumi zviceran në artikullin me titullin “A po bashkohen Kosova dhe Shqipëria në mënyrë sekrete?”

Eksperti gjerman Andreas Wildermuth thotë se Shqipëria dhe Kosova donin të “krijojnë sa më shumë unitet të jetë e mundur nën bashkimin formal”.

-Advertisement-

Ai tha ai për agjencinë e lajmeve gjermane DPA se ky “është një qëllim legjitim, sepse nuk mund t’i mohohet atyre rregulla që janë standarde në BE”.

Një erë shtesë në vela mori gjatë ditëve të kaluara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po kërkon “korrigjime kufitare”, që do të thotë “bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën”, shkruan gazeta.

Sipas vlerësimeve, deri në 100,000 shqiptarë jetojnë në këtë zonë nëpër qytetet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ky korrigjim kufitar është i mundshëm dhe i domosdoshëm, sepse Serbia nuk ka arritur të garantojë të drejtat e pakicave, citon gazeta presidentin Thaçi. Cilat fusha do të përfshijnë një Shqipëri të Madhe, e cila refuzohet rreptë nga të BE-ja dhe SHBA-të?

Pikë kryesore do të ishte Republika e Shqipërisë dhe Kosova e sotme. Përveç kësaj, gjysma e shqiptarëve ende jetojnë në Maqedoni, plus bashkatdhetarët në Serbinë jugore dhe dhjetëra mijëra në Mal të Zi, përkujton gazeta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera