Lajme

Blerta Deliu reagon për vrasjen e rëndë në Skenderaj

Autori: Ermirë Berisha 18:50 | 05 January 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë e cila ndodhi në Skenderaj, pasditen e kësaj të mërkure.

Pas kësaj ngjarje tronditëse Blerta Deliu, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga institucionet shtetërore që ta zgjedhin shpejtë rastin, shkruan Gazeta Infokus.

“Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skenderajt.

-Advertisement-

Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës.

Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik.” Ka shkruar Deliu në postimin e saj në Facebook.

Kujtojmë se gjatë kësaj të mërkure bashkëshorti 51 vjeçar e ka vrarë gruan e tij me armë zjarri, në fshatin LLaushë të Skenderajt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera