Lajme

Blerta Deliu: Presidente dil e flit para popullit, mos hesht

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 08 February 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, që të dal e të flasë për shtrenjtimin e rrymës, shkruan Gazeta inFokus.

Deliu ka vazhduar të reagojë ndaj heshtjes së Vjosa Osmanit, sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ajo kësaj radhe përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, i ka thënë Osmanit të dal të flas para gjithë popullit.

-Advertisement-

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.

Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre.

Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve.

Presidente, përgjigju se tarifat e reja a e cenojnë parimin e përballueshmërisë?

Presidente, qytetarët të kanë votuar për shkak të “guximit” që ke shfaqur për të kundërshtuar vendimet e padrejta ndaj tyre, prandaj, merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde.”, ka shkruar Deliu në Facebook./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera