Blerta Deliu padit ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për shpifje: Arsyen e keni publike
Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 08 September 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka njoftuar se ka paditur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për sipas saj për shpifje në deklaratat e dhëna në një emision.
Deputetja në rrjetin e saj social ka publikuar faqen e parë të padisë ku nuk shihet se për cilën deklaratë e ka paditur ministren Haxhiu.
Gazeta Infokus ka kontaktuar me Blerta Deliun mirëpo e njëjta sërish nuk ka dhënë detaje se për çfarë deklarate bëhet fjalë.
“Besoj i keni pa deklarimet e saj në njërën prej mediave tona në intervistën e fundit që e ka pasë, është një deklaratë publike e dhënë në televizion të cilën e kam specifiku edhe në padi, është publike ju lus ta shikoni. Nëse se keni pa e shihni në ATV ”, ka thënë shkurt deputetja e PDK-së duke mos pranuar të komentojë më shumë.
Derisa në njoftimin e saj, Deliu ka thënë se të pavërtetat e thëna në studiot televizive do të marrin përgjigjen e merituar duke i quajtur deklaratat e ministres si shpifje të pushtetit.
“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Albulenë”, shkruan Deliu./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...

































