Lajme

Blerta Deliu lëshon mbledhjen e Komisionit pas replikave me Besnik Bislimin

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 12 November 2021

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte duke raportuar.

Deputetja Deliu ka thënë se qeveria Kurti këta shtatë muaj ka politizuar institucionet me punësime të familjarëve.

Teksa zëvendëskryeministri Bislimi i ka replikuar Deliut duke i thënë se po pranohet që institucionet kanë qenë të politizuara.

-Advertisement-

Pas kësaj replike, deputetja Deliu e ka lëshuar mbledhjen.

“Gjithmonë për qeveritë paraprake asnjëherë për politizimin që jeni duke e bërë ju nëpër institucione”, ka thënë Deliu gjatë daljes nga salla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera