Lajme

Blerta Deliu-Kodra: Qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime 2 mijë për qind më të shtrenjta

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 25 July 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se shpreson që projektligji për të rregulluar çmimin e barnave të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo tha se qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime dy mijë për qind më të shtrenjta.

“Nëse i shihni shpenzimet vjetore, qytetarët kanë paguar 6 milionë euro më shumë në vit sesa qytetarët e vendeve të rajonit me çmimet e larta të produkteve medicinale. Barnat e njëjta janë blerë me çmime të ndryshme dhe si PDK kemi synuar që përmes këtij projektligji ta rregullojmë çmimin e barnave në Kosovë”.

-Advertisement-

“Synojmë që në seancës e radhës së kuvendit të miratohet një projektligj që ndihmon që të mos varfërohet xhepi i qytetarëve në këto rrethana të rënduara me çmime që janë tejet të larta. Presim që projektligji të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet”, deklaroi Deliu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera