Lajme

Blerta Deliu e pyet Hekuran Muratin për deklaratën e vitit 2016: Sa kushton çmimi i lirisë së Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 30 June 2022

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, i është drejtuar Ministrit të Financave Hekuran Muratit, për deklaratën që kishte bërë ai për Veteranët e UÇK-së, në vitin 2016.

Deliu ndër të tjera tha se e kupton pse Qeveria e Kosovës nuk i ka përfshi veteranët në ligjin për pagat, shkruan Gazeta Infokus.

“Shihni sot listat e atyre që nënshkruajnë peticione z. Kryeministër, shihni njerëzve që përmes peticioneve dëshirojnë të vijnë e të flasin në Kuvend për nevojat që ata i kanë për lehtësirat që ata i kërkojnë, që Trusti të votohet. Kemi propozu për përfshirjen e veteranëve në ndryshimet e ligjit të pagës minimale keni kundërshtu, dhe besoni qytetarë të Kosovës, dje derisa lexoja statuset e ministrit Hekuran Murati, në vitin 2016, unë e kuptoj tërësisht këtë qasje të qeverisë aktuale në raport me veteranët, një përçmim një shpërfillje një arrogancë që lufton për luftëtarët e lirisë, i krahason me mercenarët”, ka thënë Deliu.

-Advertisement-

Po ashtu ajo ministrin Murati por edhe kryeministrin Albin Kurti, e pyeti se sa kushton çmimi i lirisë së Kosovës.

“Unë sot e ves z.Murati sa kushton çmimi i lirisë së Kosovës?, dhe kryeministrin po ashtu, thotë këto deklarata përçmuese, kjo çasje e njerëzve që sot janë në qeveri më flet mu qartë pse ata kanë përjashtuar veteranët nga paga minimale pse si kanë lejuar që të jenë edhe ata e të gëzojnë mirëqenien minimale. E në krejt këtë katrahurë të dashur deputetë qeveria po vazhdon të krekoset se ka rritur të hyrat, ka rritur përformancën, s’ka rritje të hyrave z. Kryeministër, ka rritje norme të çmimeve në këtë rritje natyrisht që rritet edhe TVSH-ja dhe me këtë rritje të importit rriten edhe të hyrat në doganë prandaj mos u hedh në sy qytetarëve të Kosovës”, shtoi Deliu.

Ndryshe në kuvendin e Kosovë sot është duke u diskutuar edhe për rritjen e çmimeve në produktet esenciale./Gazeta Infokus/

Hekuran Murati në vitin 2016 krahasonte pagat e veteranëve të UÇK-së me ato të mercenarëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera