Lajme

Blerta Deliu deklarohet pas raportimit se Kadri Veseli është kthyer në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 02 May 2021

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se nuk janë në dijeni që ish kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli është kthyer në Kosovë këtë të diel.

Burime të Klan Kosova kanë bërë me dije se Veseli është liruar me kusht për disa ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

“Ne në PDK nuk kemi një informatë të tillë”, është përgjigjur Deliu-Kodra për këtë medium.

-Advertisement-

Raportohet se me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera