Rozë

Blero rrëfen sakrificat për të realizuar këngën e tij të parë: Punoja që ti bëja 1000 euro, kam pastruar…

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 27 November 2023

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, gjatë qëndrimit në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVK2”, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij personale.

Së fundmi teksa po bisedonte më një ndër konkurrentët e tjerë, artisti tregoi vështirësitë që ka kaluar për të realizuar këngën e tij të parë.

Ai tha se për të bërë realitet këtë ëndërr ka punuar në punë të ndryshme, ndërsa tregoi se ka punuar në fabrikë ditë e natë dhe parat që i fitonte i kursente për të realizuar këngën e tij të parë.

-Advertisement-

“Videon e parë që e kam bërë tamam profesionale me Memlin, kam vuajtur shumë sepse të gjithën e kam realizuar vetë. Krejt shoqërinë e kam thirrur në videokip dhe krejt gjërat i kam organizuar vetë, nuk kisha para. Punoja në fabrikë ditë e natë që ti bëja 1000 euro në atë kohë, kam punuar që të gëzoj këngën profesionale. Kam punuar 6-7 muaj në fabrikën e makinave “Volvo”, nuk e harroj kurrë, të gjitha paratë e rrogës i leja anash, vetëm gjërat elementare i blija dhe të tjerat i lija anash, nuk ishte e lehtë, kam pastruar enë, kam punuar në fabrikë, në restorant, për t’i ndjekur ëndrrat e mia, pa punuar dhe pa pasur dëshirë shumë është e pamundur me i realizuar ëndrrat”, është shprehur Blero.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera