Rozë

Blero ia publikon këtë sekret mikut të tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 26 July 2017

Këngëtari i njohur Blero është njëri nga këngëtaret me të kërkuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Përveç kësaj, Blero gjithmonë ka qenë në fokus të publikut dhe medieve rozë për shkak të jetës së tij personale, transmeton Gazeta Express.

Fansat e Bleros natyrisht e dinë se ai është fans i ekipit të njohur në futboll “Barcelonës”.

-Advertisement-

Por jo të gjithë miqtë e tij kanë të njëjtën preferencë.

Së fundmi Blero ishte në shtëpi te një mik i tij i cili qenka fans i “Real Madrid” . Mirëpo Blero është habitur kur ka parë foton e Lionel Messi-t në shtëpinë e tij.

Këtë moment Blero nuk ka hezituar dhe e ka shpërndarë në profilin e tij në Instastory.

“Kqyrni cka gjeta n’shpi te Artan Alis @iliryan_artan. E ky qe ja man veti fans i Realit hahahahah Kulmiiii fshehtas te gjithë e dojne lojtarin ma te mir ne histori te futbollit @leomessi”, kishte lënë mbishkrim Blero.

Ndërkohë pas dy projekteve “Jar na na”, dhe  “Asniher”, Blero ditë më parë pikërisht në ditëlindjen e tij ka publikuar projektin e tij të fundit “Ndal”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera