Lajme

“Blerja e sigurimit për veturë po irriton mërgimtarët”

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 24 July 2017

Me ndërtimin e një pike të re doganore do të ketë lehtësi dhe mërgimtarët nuk do të presin më gjatë.

Kështu ka thënë ministri në detyrë i Diasporës Valon Murati në Radio Kosovë.

Ministri në detyrë Valon Murati është pyetur nga dëgjuesit mërgimtarë se pse punimet në ndërtimin e pikës së re doganore kanë filluar pikërisht gjatë kohës së fluksit të mërgimtarëve.

-Advertisement-

Ministri Murati ka thënë se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të kushteve klimatike që gjatë verës janë më të favorshme.

Po ashtu pagesa e kartonit të gjelbërt është një element që shton pritjet e mërgimtarëve.

“Kjo irriton njerëzit dhe rëndon këtë situatë”, ka thënë ndër të tjera ministri në detyrë i diasporës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera