Lajme

Blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga SHBA, Mehaj thotë se procesi i investimit ka nisur gjatë kohës sa ai ishte ministër

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 12 January 2024

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se investimet për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nisur gjatë kohës sa ai ka udhëhequr ministrinë.

Mehaj deklaron se përveç këtyre raketave janë bërë edhe disa blerja tjera, por që sipas tij, këto duhet të mbesin pa u publikuar, transmeton Telegrafi.

“Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar”, thekson ish-ministri Mehaj.

-Advertisement-

Më tej, në reagimin e tij, Mehaj ka pohuar se për të ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, ku mes tjerash shkruan se “jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim”.

“Dronët, raketat “Javelin” dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës. Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë”, ka pohuar ai.

Mehaj ndër të tjera ka shkruar se miqësia e Kosovës me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme.

“Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik. Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës”.

Ish-ministri thotë se Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë.

Në fund të reagimit, Mehaj ka publikuar edhe një fotografi, e që sipas tij është shkrepur në ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” në SHBA)

Çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin” dhe si funksionojnë?

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.

Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera