Lajme

Blerim Syla kërkon takim urgjent me Hotin, kërkon rritje të pagave në sektorin e shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 30 June 2020

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pasi shpalli vendimin për Ligjin e Pagave antikushtetues.

Ai tha se vendimi i sotëm është vendim antishtetëror.

Syla tha se në dy ditët në vazhdim presin një takim urgjent me kryeministrin, Avdullah Hotin.

-Advertisement-

“ Një vendim aspak i mirë, dëshpërues, që e ka demotivu skajshmërist sektorin shëndetësor, sonte federata ka marrë vendim që me iu adresë kryeministri të vendit meqenëse është e rëndë situata.

Ky vendim përfundimisht e ka zbeh vullnetin e punës. Prandaj kërkesa jonë e parë do të jetë për rritje të pagave në sektorin e shëndetësisë, është kërkesë decidive e jona.

Presim vendimin e Qeverisë sa më shpejt në të kundërten kemi edhe masa të tjera”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera