Lajme

Blerim Latifi: Taksa të hiqet sa më parë

Autori: Valon Rogova 11:45 | 06 March 2019

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale gjatë kësaj jave do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, për të inkurajuar të dyja palët për rikthimin e dialogut në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan gazeta inFokus.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se Hale do të vizitojë Serbinë më 8 mars, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të këtij shtetit “për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për të avokuar për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi, për inFokus, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Kosovës që të pezullojë tarifën doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovincës dhe për rrjedhoj të neglizhencës së qeverisë Haradinaj, për të mos e pezulluar taksën, ka ardhë puna deri këtu, aq sa të vijë dhe zëvendëssekretari Hale.

-Advertisement-

“Po është e qartë arsyeja e vizitës: amerikanët duan ta shtyjnë përpara qëndrimin e tyre sa i përket taksës dhe avancimit të shpejtë të dialogut me Serbinë, drejtë finalizimit”, tha Latifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera