Lajme

Blerim Latifi paralajmëron ardhjen e diktaturës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 12 July 2020

Filozofi i njohur kosovar, Blerim Latifi, ka ndarë me miqtë e tij një lexim që po bën, e të cilin duket e sheh të lidhur me zhvillimet politike në vendin tonë. 

Latifi ka ndarë me lexuesit një fragment të veprës së Franz Neumann të quajtur “Shteti demokratik dhe autoritar”.

Duket se filozofi ka bërë referencë me ngjarjet në Kosovë, duke paralajmëruar edhe ardhjen e një diktatori që do t’i jepte përgjigjjeve teorive të konspiracionit që tashmë janë shpërfaqur nga shoqëria kosovare, përcjell Periskopi.

-Advertisement-

“Diktatori zakonisht vjen në formën e një diktatori të pamëshirshëm. Pastaj duhet të kalojnë vite të tëra derisa të merret vesh se teoria e komplotit ishte thjesht një përrallë e sajuar nga vetë diktatori, për të hapur shtegun e tij drejt pushtetit.” – transmeton Latifi leximin e tij.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Kur masat nuk i kuptojnë shkaqet objektive të krizave që i pllakosin, ato përvetësojnë teori të komplotit dhe pastaj kërkojnë një shpëtimtar për t’i shpëtuar nga komplotuesit e fatkeqësisë. Dhe shpëtimtari nuk vonon për t’u shfaqur. Ai zakonisht vjen në formën e një diktatori të pamëshirshëm. Pastaj duhet të kalojnë vite të tëra derisa të merret vesh se teoria e komplotit ishte thjesht një përrallë e sajuar nga vetë diktatori, për të hapur shtegun e tij drejt pushtetit. Nga leximi i “Shteti demokratik dhe autoritar” i Franz Neumann.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera