Lajme

Blerim Latifi e krahason VV’në dhe LDK’në me Mahmutovitët dhe Rexhepovitët

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 16 January 2020

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi mosarritjen e një marrëveshjeje në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka krahasuar me një serial komik vendor që shfaqej pas luftës.

Ai thotë se protagonistë të këtij seriali vendor ishin dy familje të cilat kalonin gjithë kohën duke u sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën e sipas tij kështu kanë filluar të duken edhe negociatat VV-LDK.

“Menjëherë pas luftës ka pas qenë një serial televiziv në Kosovë i quajtur “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, me kryeprotagonistë Xhevat Qenën, tanimë i ndjerë, dhe Adem Mikullovcin. Dy familje e kalojnë gjithë kohën herë duke e sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën, e herë duke këmbyer mesazhe vëllazërie e bashkëjetese. Këto negociatat midis VV-së dhe LDK-së kanë filluar t’i ngjajnë këtij seriali, krejtësisht”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera