Lajme

Blerim Kuqi s’ka haber për çmimin e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 31 May 2018

Sipas deputetit të AAK-së Blerim Kuqi, qytetarët e Kosovës nuk kanë paguar asnjëherë më lirë për faturat e energjisë elektrike se në mandatin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Jo pakë por  40 për qind më lirë janë faturat prej vitit 2017 deri më tani”, ka thënë Kuqi në Kuvend, duke lavdëruar punën e shefit të tij partiak.

Por, statistikat e demantojnë rëndë deputetin e AAK-së, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të publikuar së fundmi nga Agjencia e Statistikave tregojnë se nga muaji prill i vitit të kaluar deri më tani faturat rrymës, gazit dhe lëndëve tjera djegëse janë vetëm 1,5 për qind më të lira e jo 40 për qind, shkruan Gazeta Fokus.

Sipas ASK-së zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaji të kalkuluar nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO)./GazetaFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera