Lajme

Blerim Kuçi sot pranon detyrën e Ministrit të Ekonomisë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 05 June 2020

Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot pranon detyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Kuçi do të vendoset në zyrën e tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit të premten në ora 13:00, shkruan gazeta inFokus.

Kujtojmë se të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, Avdull Hoti nga LDK-ja u votua për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.

-Advertisement-

Ndërsa kabineti i Hotit përbëhet nga këta ministra:

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Hykmete Bajrami- Ministre e Financave dhe Transfereve

Vlora Dumoshi, mbetet në ministrinë e Kulturës

Agim Veliu kthehet në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes

Ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera