Rozë

Blerim Destani flet për serialin e Netflix në të cilin luan

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 25 June 2022

Aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani, është shprehur se është pjesë e një seriali në Netflix të titulluar “Truck”, i cili pritet të bëjë xhiron e botës.

Në një intervistë për Shqipëria Live të Top Channel, ai është shprehur se më pas e presin pushimet pas një pune të gjatë dhe të lodhshme në xhirime

“Nuk mendoj se një ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani”.

-Advertisement-

“Ja ky projekt më solli, shpresoj që në të ardhmen të vij me një projekt tjetër, Shqipëria më pëlqen shumë. Biznesi si një lloj hobi në biznes. Në Netflix një serial sapo ka mbaruar do të shfaqet në Netflix, titullohet ‘Truck’”.

“Edhe pse kam fituar një rol në një serial francez, besoj nuk do ta pranoj se ka muaj që s’e kam parë familjen, kam nevojë për një pushim të vogël, pas këtij filmi nuk e di çfarë do të bëj”, ka ylli me origjinë nga Tetova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera