Rozë

Blerando, Lumbardhi, Azemi – Kë do të shpëtonte Alba në një ishull?

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 17 November 2023

Alba është një nga banorët me të diskutuara në Big Brother. Në hyrjen e saj bashkë me modelin Lumbardh Salihu fansat filluan t’i shohin bashkë si çift.

Së fundmi edhe me Azemin ka shfaqur afërsi. Por ditëve të fundit është parë duke vallëzuar edhe me Blerandon.

Ajo tha se nuk ka ndjenja për asnjërin në shtëpi. Por, nga banorët u cilësua si aktore kjo bëri që ajo të shpërthej në lot.

-Advertisement-

Pas kësaj opinionsti i Big Brother Vip Kosova, Bledi Mane tha se derdhja e lotëve ishte e tepruar.

Bledi pyet Albën nëse do ishe me një ishull dhe tre djemët, Azemi, Lumbardhi dhe Blerando nuk do të notonin cilin prej tyre do ta shpëtonte vajza.

Alba ia ktheu përgjigjen duke i thënë se “vras vetin dhe nuk kam përgjigje”.

Pas kësaj reagoi menjëherë Blero duke i thënë se je egoiste nuk shpëton njërzimin.

Sipas Bleros pyetja e opinionistit ishte shumë në rregull.

Alba i tha këngëtarit Blero se është duke e mbrojtur Bledin.

Më tutje Bledi i tha Albës se është duke bërë një kryelojë dhe kërkoji nga Azemi të ndryshojë strategjinë ndaj marëdhënies me Albën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera