Rozë

Bleona Qereti ka dy fjalë për Blendi Fevziun (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 04 February 2020

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, është mjaft aktiv në profilin e saj në “Instagram”. Aty ai publikon foto e video nga jeta profesionale dhe ajo private.

Në çdo postim të tij, Fevziu shfaqet i kuruar në çdo detaj. E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka publikuar një foto ku shfaqet i veshur me një pallto ngjyrë bojëqielli.

Ky imazh ka marrë menjëherë mijëra pëlqime, por në sy bie komenti i këngëtares së njohur shqiptare, Bleona Qereti. Kjo e fundit ka vënë re pikërisht veshjen e gazetarit dhe nuk ka nguruar që ta komplimentojë.

-Advertisement-

“E dashuroj pallton”, shkruan Qereti në foton e Fevziut, i cili ende nuk i ka kthyer përgjigje. Kësaj radhe gazetari kishte hequr dorë nga kostumi i zakonshëm, duke u dukur më i kuruar se asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera