Lajme

Blendi Fevziu flet për marrdhënien me të bijën: Më merr telefonin dhe e hedh në kosh!

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 07 March 2021

Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Fitstation” në News24, ka folur për kohën që kalon me familjen, ku ka zbuluar edhe atë çfarë bën vajza e vogël kur nuk merr vëmendjen e tij. Ajo i merr telefonin për ta hedhur në kosh, kështu ai do ta ketë të gjithë vëmendjen te ajo.

“Merrem me gocën, mundohem ta shëtis sidomos të premten ose të shtunën, ose të shtunë e të dielën që janë ditë pushimi merrem më shumë me të. Kurse gjatë ditës më pak, ka momente kur ajo më thotë do ta marr telefonin do ta hedh te koshi i plerave dhe ndonjëherë ma merr për të ma hedhur se i duket se e ndërpres dhe nuk ka vëmendjen e caktuar dhe unë e kuptoj këtë, por është e pamundur, është e pashmangshme. Mundohem t’ia shpjegoj, por ajo prapë s’e kupton, madje po e lashë telefonin e mori e hodhi e sigurt dhe unë e gjej me anë të orës me zilen që ajo s’di si ta caktivizoj për momentin. Kjo është jeta e sotme dhe unë e di që ajo kur të rritet do më justifikojë mua se me siguri jeta e saj do të jetë më e komplikuar se sa e imja”, ka thënë ai./M.M-dritare.net

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera