Lajme

Blendi Fevziu akuzon rëndë ministrin Xhafa, ja çka i tha

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 11 October 2017

Blendi Fevziu ka folur hapur në lidhje me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe situatën aktuale të krimit në vend.

I ftuar nga Çim Peka, Fevziu u shpreh se ka pasur mendime të tjera për Xhafën, si njeri që nuk qëndron në kafe apo restorante me banditë apo kriminelë, por sipas tij, ajo që ndodhi në Elbasan tregon se Xhafa është i paaftë ose i kapur.

Blendi tha:

-Advertisement-

Unë po të them e kam konsideruar Fatmir Xhafën një zyrtar, relativisht tipik, një ministër që ka qenë ministër i Drejtësisë që ka qenë ministër tjetër, njeri që nuk ka qenë modeli i njerëzve që qëndron me banditë ose me kriminel lart e poshtë nëpër restorante apo të shoqërohej prej tyre me aq sa e njoh unë, kam menduar se do të bënte një kthesë të fortë në raport me goditjen ndaj krimit, gjërat e tjera është pak vështirë por goditjen ndaj krimit

Ajo që ndodhi në Elbasan më bëri të kuptoj që Xhafa o është i paaftë, o i pamundur, pra i lidhur për të reaguar, sepse në qofë se në rrethana tjetër dikush do të ishte ministër i Brendshëm, duhet të shkonte të vendosej në Elbasan dhe të shikonte se çfarë po ndodh atje. Unë e kam thënë krimi në Shqipëri për hir të së vërtetës dhe për fatin tonë të keq, nuk është krim i fshehur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera