Lajme

“Blej Shqip” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 27 November 2018

Sa në një tendë, sa në tjetër. Adrian Berisha, me njërën këmbë në gips nuk ndalet për asnjë moment edhe pse reshjet e shiut ia vështirësojnë punën.

Është i vendosur që produktet shqiptare të ekspozohen sa më mirë në panairin “Blej Shqip”, që po organizohet në qendër të Prishtinës, shkruan gazeta inFokus.

Adriani është përgjegjës për organizimin.

-Advertisement-

Ndërsa këtë vit, pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, ai ka një arsye më shumë që panairi tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës të promovoi sa më shumë produkte nga të gjitha trevat shqiptare.

Besimin në këtë nismë, ia forcoi edhe prezenca e Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kryetari Ahmeti shpreson që përmes këtij panairi të bashkohet tregu mes Kosovës dhe Shqipërisë:
“Besoj që me këtë Panair po e ndërtojmë një mesazh që tarifat në mes të dy shteteve tona të largohen dhe të bëhemi një treg i përbashkët”, tha Ahmeti.

Sipas tij, ekonomia dhe tregu për shqiptarët do të jetë edhe më i mirë nëse ka prodhime nga Shqipëria, shkruan gazeta inFokus.

Panairi i cili do të mbahet përgjatë tri ditëve 27,28 dhe 29 Nëntor ka gjithsej 150 biznese në total e që janë 80 biznese nga Shqipëria dhe 70 biznese nga Kosova.

Ambasadori Minxhozi shpreson që ky panair të i ofroj njerëzit me produkte vendore dhe tregu mes dy shteteve të jetë edhe më i afërt.

“Unë jam shumë shpresë madh që edhe viti i ardhshëm të na gjejë me të arritura më të mira ekonomike dhe përkrahje edhe më e madhe mes dy shteteve Kosovë-Shqipëri”, tha Minxhozi.

Vitin e kaluar tendat me produkte “Made in Kosova”dhe Shqipëria” ishte vizituar nga mijëra qytetarë, të cilët edhe sivjet ia kanë mësyrë që në hapje, shkruan gazeta inFokus.

“Shumë e kënaqur jam me produkte shqiptare. Mendoj se bizneset vendore kanë bë progres viteve të fundit duke dhënë mundësi për zëvendësim të produkteve të vendeve tjera me produkte vendore”, shprehet një qytetare derisa zgjedh me kujdes disa nga produktet e ekspozuara.

Sipas organizatorëve “Panairi “Blej Shqip” mbahet për 5 vite me radhë dhe ky vit përkundër viteve tjera veçohet për arsye se do të ketë edhe aktivitete të ndryshme gjatë këtyre tri ditëve.

Do të ketë performanca të bendeve, Safete Shala me familje, Jehona Lumi me Bend po ashtu do të ketë edhe valle e këngë ta ansambleve të qytetit të Prishtinës./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera