Sport

Bledi Shkëmbi i lumtur me fitoren ndaj Besës

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 13 February 2021

Ballkani mposhti Besën e Pejës me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 19-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj fitore të rëndësishmë ka folur trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili është shprehur i lumtur me fitoren e tij të parë në ndeshje zyrtare me suharekasit.

“Kushtet ishin shumë të vështira, por në futboll pikët janë gjithmonë më të rëndësishmet. Të dy ekipet sot kanë bërë maksimumin”.

-Advertisement-

“Trepikëshi është ai që na jep besimin për të vazhduar kampionatin dhe të arrijmë aty ku duam”.

“Në këto kushte kemi pasur frikë nga dëmtimet në pjesën e dytë, sidomos për faktin që është e vështirë që ekipi të futet në ritëm pas pauzës 15-minutëshe, por e kaluam mirë pavarësisht se patëm disa probleme të vogla”.

“Titulli? Mendoj që do të jetë garë e fortë deri në fund. Shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe pastaj të shohim se çfarë do të bëjnë kundërshtarët”, ka thënë Shkëmbi për Art Sport.

Pas kësaj fitore Ballkani mbetet në vendin e dytë me 41 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera