Sport

Bledi Shkëmbi flet pas humbjes ndaj Llapit, tregon problemin kryesor te Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 28 February 2021

Ballkani ka pësuar humbje ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golin e vetëm për llapjanët e shënoi, Edon Sadriu, në minutën e 69’.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se kanë bërë një paraqitje të dobët.

-Advertisement-

“Paraqitje e dobët e jona në përgjithësi, kemi shfaqur shumë tension dhe nuk e kishim qetësinë dhe qartësinë, ashtu siç kemi stërvitur. Do të mundohemi t’i menaxhojmë më mirë nervat dhe situatat e lojës. Llapi e meritoi fitoren, megjithëse realizoi me gabimin tonë. Ne nuk bëmë asgjë në fazën e sulmit dhe për këtë duhet të punojmë më tepër”.

Tutje tekniku nga Shqipëria theksoi se problemi kryesor sot ishte skuadra e tij, derisa thumboi edhe disa nga lojtarët.

“Pa i hequr meritat kundërshtarit, por mendoj që problemi ishte te skuadra jonë. Megjithatë janë shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të përmisohemi. Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar akoma se pa luftuar nuk mund të dalësh kampion”, tha Shkëmbi për ‘Art Sport’.

Pas kësaj disfate, Ballkani ka zbritur në pozitën e dytë me 45 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera