Lajme

Bledi Çuçi jep të rejat e fundit: 4000 persona të akomoduar në hotele, 6500 në çadra

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 04 December 2019

Qeveria bëri mbledhjen e 7 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mungesë të kryeministrit Rama i cili merr pjesë në saminitin e NATO-s që mbahet në Londër, drejtimin e mbledhjes e mori zv-kryeministri Braçe.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili është personi i plotfuqishëm i kordinimit të operacioneve tha se vazhdojnë ndihmat nga Turqia, Mali i Zo, Kroacia etj.

-Advertisement-

Çdo ditë po vijnë ekspertë nga jashtë të cilët po u bashkohen grupeve në terren. 4000 persona të akomoduar në hotele dhe 2054 në palestra. 6500 persona janë akomoduar në çadra dhe 390 në banesa sociale. 36 shkolla janë me dëme të rënda 4 në Tiranë. 12 ndërtues janë të gatshëm për të rindërtuar- tha Çuçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera