Sport

Bledar Devolli pas fitores së Drenicës: Ishim në presion të pikëve

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 25 February 2021

Drenica arriti fitore të rëndësishme pasi mposhti Feronikelin 3-1, në kuadër të javës së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes foli trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, duke thënë se skuadra e tij ishte në presion të pikëve.

“Kishim tetë ndeshje pa fitore, unë nuk e shikoj ekipin pas dhjetorit, unë e shikoj ekipin nga muaji shkurt e këtej. Kemi qenë në presion, në presion të pikëve.

-Advertisement-

Po ta shikonit pjesën e parë edhe pse bëmë golin ne duhej të liroheshim nga mendja nga truri i kokës. Kemi bërë gabime i kemi dhënë mundësi kundërshtarit të na rrezikojë”, ka thënë Devolli për Art Sport.

Drenica ndeshjen e radhës e luan si vendas ndaj Gjilanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera