Lifestyle

Blake Lively habit me xhinset e pazakonta, zbulohet vlera e tyre mijëra dollarëshe

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 18 June 2024

Aktorja Blake Lively ishte prezente gjatë promovimit të filmit të saj të ri, “It Ends With Us”, në Teksas dhe ato që morën vëmendjen ishin xhinset Valentino. Aktorja kishte veshur një palë xhinse të pazakonta prej 19 mijë dollarësh me qëndisje me lule hibiskusi.

Ylli i “Age of Adeline” tregoi një pjesë të këmbëve prej vrimave të xhinseve duke i kombinuar me një kanatiere të bardhë dhe një palë taka blu. Dhe Lively mund të jetë duke marrë frymëzim nga i dashuri i Taylor Swift, Travis Kelce, i cili shkaktoi disa polemika kohët e fundit për një palë xhins me shumë vrima.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera