Lajme

Blair: Jam sot këtu për ta përgëzuar popullin e Kosovës, mezi pres t’ju shoh në familjen evropiane

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 10 June 2024

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka folur pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka ritheksuar përkrahjen për Kosovën.

“Emocione të thella të jem këtu. Përgëzime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë, dhe sot jam i bindur që të jem përkrah popullit të Kosovës”, u shpreh Blair në konferencën me Osmanin.

Ai ka thënë se mezi pret që të shohë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive, që janë në të mirë për gjithë botën. Mezi pres ta shoh ditën që Kosova të zërë vend në familjen evropiane. Së shpejti do t’i adresohem deputetëve të Kuvendit por edhe njëherë dua të shpreh solidaritetin me njerëzit e Kosovës”, tha Blair./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera