BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 09 January 2025
BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër – Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Ky produkt inovativ i financimit është projektuar për të mbështetur bizneset, veçanërisht ato prodhuese, në tranzicionin e tyre nga modeli linear në atë qarkor, duke promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e operacioneve të tyre.
Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.
Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes, duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:
- Financim për një gamë të gjerë iniciativash të Ekonomisë Qarkore në sektorin e prodhimit, si eko-dizajni i produkteve, reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi, rinovimi, riciklimi, zgjatja e ciklit të jetës së produktit, si dhe optimizimi i konsumit të resurseve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve IT.
- Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.
- Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme, etj.
Duke zgjedhur Kredinë për Ekonominë Qarkore, bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e shumta për të nxitur rritjen e qëndrueshme të operacioneve dhe të krijojnë ndryshime pozitive, duke krijuar bashkëpunime të reja me partnerë të rëndësishëm brenda tregjeve lokale dhe rajonale.
Për më shumë informacione rreth Kredisë për Ekonominë Qarkore dhe përfitimeve që ajo ofron për biznesin tuaj, ju lutemi vizitoni linkun në vijim: Kredi për Ekonominë Qarkore – Banka Kombëtare Tregtare
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...