BKT Kosova dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkruajnë marrëveshje për dritaren GROW

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 21 November 2023
BKT Kosova dhe FKGK nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për dritaren GROW e dedikuar në mbështetjen e investimeve të bizneseve kosovare në energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë.
GROW apo Green Recovery Opportunity Window është dritare garantuese e cila synon të ndihmojë financimin e projekteve të lidhura me burimet e energjisë së ripërtrishme dhe masat që përmirësojnë efiçiencën e energjisë.
Me këtë marrëveshje, BKT Kosova dhe FKGK synojnë të ndikojnë në rritjen e investimeve të nevojshme në efiçiencë të energjisë në Kosovë, duke i mundësuar NMVM-ve, të investojnë dhe promovojnë rritje ekonomike dhe siguri më të madhe energjetike.
“Sot po vazhdojmë partneritetin tonë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) kësaj radhe përmes Dritarës së Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra e cila ka për qëllim të mbështes qasjen në financa të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme për investimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë. Ne besojmë se
ky partneritet do të vazhdojë të jetë një bashkëpunim afatgjatë i cili do të ndikojë fuqishëm në përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe në ekonominë e vendit tonë. Nëpërmjet qasjes sonë inovative, ne do të mbetemi të përkushtuar që të ofrojmë zgjidhje miqësore për bizneset, mjedisin dhe shoqërinë.” Theksoi Z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosova.
Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, me këtë rast theksoi: Jemi të lumtur që sot nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW edhe me një institucion financiar, me Bankën Kombëtare Tregtare. Ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me BKT Kosova dhe kjo ngjarje është zgjerim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi dhe do t’i ndihmojë të dy institucionet në realizimin e objektivave të qendrueshmërisë. Dritarja GROW (Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra) do të lehtësojë qasjen në financa dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve që investojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë.
Dritarja GROW do të mbështesë ekonominë e Kosovës përmes rritjes së investimeve të gjelbëra, falë kapitalit prej gjashtë (6) milionë euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim
(KfW), asistencës teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumetit të rigarantimit nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC).
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Ngjarjet e datës 6 dhjetor
Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhers...
-
Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes
Kjo është foto e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes së 30-vjeçar...
-
Delegacioni faktmbledhës i KE’së në Kosovë, Kryediplomatja Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejt
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj Do...
-
Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares
Ljupço Palevski – Pallqo është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë...
-
Cilësia e ajrit sonte në Prishtinë e pashëndetshme, IKShPK: Reduktoni daljet
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ajri sonte në P...
-
“Vrasja e Liridonës, e planifikuar që një vit”
Në emisionin “Ora e pasdites” në Klan Kosova, të ftuar ishin Blenda Asllani n...
-
Komandanti i KFOR-it, Utulas: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi në veri
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulas, ka deklaruar se trupat e NATO-s kanë marr...
-
Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni
I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është...
-
Vrasja e Liridonës, dosja e Prokurorisë ndaj Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë: ‘Janë marrë vesh për një aksident të inskenuar’, Kokalla i tha ‘unë ta zgjidhi këtë punë’
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dosjen e dorëzuar në Gjykatën Themelore...
-
“Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time”
Vëllau i Liridona Ademajt, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen morale që po...
-
Nëna e Kushtrimit: Veç sa s’na ka dalë shpirti, s’kemi hak as hile me askënd
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për ...
-
Osmani në Dubai: U prezantua vizioni i Kosovës përmes projekteve inovative
Kosova për herë të parë në historinë e saj mori pjesë në nivel të kreut të sh...