Lajme

BKS ka një njoftim për mërgimtarët që nuk po e marrin policën e sigurimit

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 29 June 2022

Byroja Kosovare e Sigurimit përmes një njoftimi ka bërë apel tek mërgimtarët që ta paguajnë policën e sigurimit kufitar, pasi që është vërejtur se disa vetura me targa të huaja se kanë marrë fare policën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë, shkruan Gaze5ta Infokus.

Gjithashtu, në këtë njoftim nga BKS-së është thënë se pajisja me policë sigurimi është obligim ligjor.

“Të dashur bashkatdhetarë pajisja me policë sigurimi siç e dini ju është edhe obligim ligjor në vendin tonë.

-Advertisement-

Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.

Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Byrosë Kosovarë të Sigurimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera