Lajme

BKS-ja kërkon nga avokatët që të bëjnë marrëveshje për mbyllje të lëndëve 2002-2020

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 13 October 2022

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku të enjten në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit ka pritur më shumë se 40 avokat që përfaqësojnë lëndë që lidhen me Byronë Kosovare të Sigurimeve e ku nga këta të fundit drejtori Mazreku ka kërkuar që të arrijnë marrëveshje më BKS-së për mbyllje të lendeve që i përkasin viteve 2002-2020.

Mazreku ka bërë të ditur se janë 785 lëndë që i përkasin viteve 2002 deri në fund të vitit 2020, e ku vlera e tyre llogaritet të jetë 11 milionë euro.

Përndryshe vetëm gjatë 20 muajve të fundit, prej kur është emëruar drejtor i BKS-së z.Sami Mazreku Byroja Kosovare e Sigurimit ka mbyllur më shumë se 11 mijë lëndë në vlerë financiare prej më shumë se 20 milionë euro

-Advertisement-

Po ashtu, edhe dje Komisionin Evropian njëri ndër institucionet më të larta të Bashkimit Evropian ka publikuar raportin për Kosovën për vitin 2022, i cili po ashtu sot iu dorëzua edhe liderëve më të lartë shtetëror.

Ky raport vlerëson të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë edhe arritjet në fushën e ekonomisë. Një pjesë e raportit flet edhe për sektorin e sigurimeve, i cili dy vitet e fundit ka pasur zhvillim të mëdha, duke bërë që ky sektor vital të kthehet në binar. “Performanca e sektorit të sigurimeve mbeti pozitive në 2021, me fitim neto të rritjes me 50% me bazë vjetore”, thuhet në faqen 65 të raportit të KE-së.

Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht edhe bashkëpunimin që ka Kosova me vendet e rajonit.

“Kosova ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Në qershor 2021, Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve për hyrjen në territoret e tyre përkatëse. Kosova vazhdon të ketë marrëdhënie të mira në përgjithësi me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në faqen 78 të raportit të Komisionit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera