Bjellorusia nis gjyqin në mungesë ndaj Tikhanovskayas

Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 17 January 2023
Media shtetërore bjelloruse ka raportuar se të martën ka nisur gjyqi në mungesë kundër lideres së opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya.
Ajo ka pretenduar fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe tani përballet me akuza për tradhti, për “komplot për të marrë pushtetin” dhe për udhëheqjen e një organizate terroriste.
Aktivistja 40-vjeçare, e cila është detyruar të largohet nga Bjellorusia pas protestave që kanë pasuar zgjedhjet, është kthyer në imazh të forcave demokratike bjelloruse.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Tikhanovskaya e ka përshkruar gjyqin si “farsë” dhe ka thënë se nuk i është dhënë qasje në dokumentet e gjykatës para nisjes së procedurave.
“Nuk e di sa gjatë do të zgjasë ky gjyq, sa ditë, mirëpo jam e sigurt se do të më dënojnë për shumë kohë, shumë vjet në burg”, ka thënë ajo të hënën.
Aleatët politikë të Tikhanovskayas: Maria Moroz, Pavel Latushko, Olga Kovalkova dhe Sergei Dylevsky janë duke u gjykuar po ashtu në mungesë.
Lukashenka, në anën tjetër, udhëheq Bjellorusinë për më shumë se 26 vjet.
Fitorja e pretenduar e tij në zgjedhjet e vitit 2020 pati nxitur protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Bjellorusia prej pavarësisë së fituar nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991.
Shumë shtete perëndimore kanë sanksionuar liderë shtetërorë bjellorusë për menaxhimin e protestave të asaj kohe./rel

Të tjera
-
Problemi me mbeturinat, Rama: S’do të ndodhë më, nga e hëna e rikthejmë një shërbim të denjë dhe të qëndrueshëm për qytetarët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se po i shfrytëzojnë “të gjitha kapa...
-
Vance takohet me Von der Leyen, shpreson t’i çojë përpara bisedimet tregtare
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, u takua të dielën me presidenten e Ko...
-
KRU ‘Mitrovica’: Një zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka shpërthyer gypi k...
-
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit
Nga një vend me traditë në bujqësi dhe blegtori, Maqedonia e Veriut sot është...
-
OVL-UÇK i shkruan letër Grenellit: Gjykata Speciale duhet të mbyllet, mbrojeni lirinë sërish
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka ...
-
Zelensky takon Papën: Ne jemi gati për dialog në çdo format për hir të rezultateve të prekshme
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me Papa Leo XIV pas me...
-
Mickoski: Taravari deshi të ulet në dy karrige
Taravari ka vendosur të jetë vegël e BDI-së dhe të mbajë në politikë ata për ...
-
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në ...
-
Meta mbetet jashtë Kuvendit, refuzon dorëheqjet për t’i hapur rrugën mandatit të tij
Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, ka reaguar për herë të parë pas pë...
-
E dhimbshme: Kjo është 19 vjeçarja kosovare që humbi jetën sot në vetaksident
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të P...
-
E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja në Fier
Një fëmijë ka humbur jetën në Fier pasi e ka zënë poshtë muri i banesës që ës...
-
Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët në Itali përfitojnë nga 1 qershori
Lajm i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar ndër vite në Itali: nga ...