Lajme

Bjellorusia konfirmon hyrjen në luftë

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 04 October 2022

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka konfirmuar se qeveria e tij po merr pjesë në luftën në Ukrainë, duke mbështetur Rusinë.Gjatë shtatë muajve të luftës, ekzekutivi bjellorus kishte bërë një përpjekje për të sqaruar shkallën e përfshirjes së tij në ofensivën ushtarake të orkestruar nga Putin.

Megjithatë, sot Bjellorusia pranon se po merr pjesë në luftë.

“Ne po marrim pjesë në të. Nuk e fshehim. Por, ne nuk kemi vrarë askënd, nuk kemi dërguar ushtarë askund”, tha Lukashenko, i cili shpjegoi se përfshirja e Bjellorusisë është “e kufizuar” për momentin, vetëm për të “parandaluar përhapjen e konfliktit në territorin bjellorus” ose për të parandaluar një sulm të mundshëm nga Polonia, Lituania dhe Letonia.

-Advertisement-

Presidenti bjellorus ka theksuar se për momentin “nuk ka asnjë emergjencë” që prek Bjellorusinë, por ai e ka bërë të qartë se është në anën e Rusisë në atë që ai e ka përshkruar gjithashtu si një “operacion të veçantë ushtarak”.Sipas Lukashenkos, Ukraina ka 15 000 trupa në kufi dhe ka pajisje vëzhgimi që ndonjëherë shkelin hapësirën ajrore të Bjellorusisë: “Ata gjoja janë shumë të shqetësuar për hyrjen e Bjellorusisë në luftë dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë provokimet në kufi”.

Presidenti bjellorus, përveç kësaj, ka kritikuar edhe “politikanët perëndimorë” për deklaratat e tyre “cinike” në lidhje me ofensivën e Rusisë në Ukrainë. Në këtë kuptim, Lukashenko ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të heqin qafe Rusinë dhe aleatët e saj në mënyrë që të fokusohen te Kina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera