Lajme

Biznesmeni nga Skenderaj, strehon dhjetëra refugjatë ukrainas në hotelet e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 14 March 2022

Biznesmeni nga Drenica, Nazmi Aruqi ka strehuar dhjetëra refugjatë ukrainas në dy hotelet e tij në Kaiserlautern të Gjermanisë.

Zemra e Nazmisë është hapur kur ka parë vuajtjet e popullit ukrainas nga pushimi rus e që ato ia përkujtojnë kohën e luftës në Kosovë.

Për strehimin e refugjatëve ukranias në hotelet e Nazmisë ka njoftuar gazetari i Kanal10, Xhemail Rexha.

-Advertisement-

Njoftimi i gazetarit Rexha:

Me rrëfimin e drenicakut, Nazmi Aruqi për strehimin e dhjetëra refugjatëve ukrainas në dy hotelet e tij në Kaiserlautern të Gjermanisë e përmbyllim sonte në Prime Time, serinë e raporteve speciale dhe ekskluzive nga kufiri me Poloninë, ku për dy javë kanë kaluar më shumë se 1.5 milionë refugjatë. Kjo punë e përbashkët në Kanal10 me Laurat Gashi ka qenë ndër përvojat më të jashtëzakonshme të ndjekjes nga afër të zhvillimeve të mëdha. Të dëgjosh rrëfime të ikjes dhe tmerrit, të ngjashme me ato që shumica prej nesh i kemi përjetuar në vitin 1999, e ka bërë këtë raportim si anjë më herët. Dhe, kulmi natyrisht, një moment krejt natyral në transmetim direkt që mori vëmendje ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera