Lajme

Biznesmeni i njohur aderon në Nisma

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 13 January 2021

Nexhat Mulaj është bashkuar në partinë e Fatmir Limaj.

Nisma e ka prezentuar atë dhe ka shkuar se biznesmeni i njohur tani është pjesë e kësaj partie.

“Familjes sonë socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, z. Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare.Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu kanë shkruar se bashkë me Mulaj, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera