Biznesi që po merr më “qafë” vajzat shqiptare, martesa në këmbim të parave

Autori: Gazeta inFokus
23:30 | 04 December 2022
Përgjatë viteve të fundit kemi parë shpesh emigrantë shqiptarë që pasi marrin ekspuls nga vendet e BE ku punojnë, vijnë në Shqipëri dhe marrin mbiemrin e gruas në mënyrë që të lëvizin lirshëm në ato vende ku punojnë.
Por ajo që po bëhet më shqetësuese janë martesat fiktive, ku persona me precendentë penalë në vendet e Europës, kthehen në Shqipëri dhe me anë të personave të tretë gjejnë një grua sa për “letra” kundrejt një pagese që varion nga 50-100 mijë lekë të rinj.
Në pamje të parë duket sikur përfitojnë të dyja palët edhe nusja e cila shet mbiemrin, por edhe “dhëndri” i cili ka arritur t’ia hedhë sistemit pasi me një pasaportë të re ekspulsi nuk i prish më asnjë punë për të jetuar në çdo vend të BE-së.
Piranja jonë, Aida Topalli, ka shkuar në jug të Shqipërisë, duke na sjellë tablonë reale të kësaj që është duke ndodhur.
Zonja e cila ka bërë një martesë fiktive nga ku ka përfituar 1 mijë euro, tashmë gjithçka i është kthyer në bumerang, pasi po i dalin probleme me gjyqin e divorcit.
“Nusja” e re e cila ka një fëmijë me bashkëjetuesin e saj, nuk po arrin të regjistrojë djalin me mbiemrin e babit të tij biologjik, pasi gjykata e njeh atë si fëmijën e burrit me të cilën e reja u martua vetëm për t’i dhënë mbiemrin e saj, që ky i fundit t’i shpëtonte ekspulsit.
Siç rrëfen edhe vetë ajo shuma prej 1 mijë eurosh që mori për martesën fiktive është shumë e vogël krahasuar me atë që do duhet të paguajë për t’i njohur atësinë e fëmijës së saj babit biologjik, që është edhe bashkëjetuesi i saj.
Por rasti i kësaj zonje nuk është i vetmi, pasi në shumë zona të Shqipërisë martesat fiktive tashmë janë kthyer në biznes, dhe sigurisht që viktimat reale të gjithë kësaj që po ndodh janë gratë, të cilat shpesh ndërmarrin veprime të tilla ligjore që arrijnë deri në martesë për shkak se ju duhen para.
Avokatë dhe njohës të të drejtave civile shprehen për “Piranjat” se shpesh personat të cilët paguajnë për të marrë mbiemrin e një gruaje janë kontigjentë të krimit në vendet e BE.

Të tjera
-
15 vjet burgim ndaj të akuzuarit Zhivojin Nesiq për dhu*në se*ksual gjatë luftës në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zhivojin Nes...
-
Haziri për deklaratën e Trump: Agjenda e SHBA’së është duke pritur qe disa vite, s’guxojmë të vonohemi më shumë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësi...
-
Reagon ashpër Muharremi pas dështimit 33: “Kuvendi i turpit – më shumë bllokadë, më pak shtet”
Analisti Shenoll Muharremi ka shpërthyer me një reagim të fuqishëm ndaj krizë...
-
Krasniqi: SHBA kanë kërkuar qasje më proaktive, pozicioni i Kosovës dëmtohet nëse institucionet s’janë të konsoliduara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur s...
-
Limaj: Qytetari të ndëshkojë politikanët e papërgjegjshëm që s’janë në gjendje të marrin përgjegjësitë që u takojnë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër lidershi...
-
33 herë pa zgjidhje, ngërçi politik vazhdon
Edhe seanca e 33-të e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të çojë përpara konstit...
-
“Do ta shihni gjatë dy ditëve të ardhshme”, Trump pyetet nëse Izraeli do të ngadalësojë sulmet ndaj Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai dëshironte një “fund të vërtetë” t...
-
“Bllokadë politike, jo shtet.. Albin Kurti”, vendosen karrige me emra të liderëve, sërish protestohet para Kuvendit
Qytetarët kanë protestuar sërish sot para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, pak ...
-
“Ahh t’kishin me arrestu në Beograd”, Koci paralajmëron që s’do të ndalet me protestat para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka reaguar me një deklaratë të gjatë dhe emocionale përm...
-
Peci: Kosova duhet të themelojë urgjentisht institucionet, qytetarët i dhanë besimin më të madh Albin Kurtit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë thirrje për themelimin sa...
-
Serbia e Bosnja kundër, çfarë përmban deklarata së përbashkët e SEECP që “përçau” ballkanin në Tiranë
Pavarësisht përpjekjeve për unitet, Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evr...
-
U sulmua me gurë – Treni Prishtinë–Pejë vazhdon të qarkullojë me xhama të dëmtuar
Dritaret e trenit që qarkullon në linjën Prishtinë–Pejë shihen ende të dëmtua...