Lajme

Bizneset: Qeveria po improvizon, këto nuk janë masa të duhura

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 18 May 2020

Përfaqësuesit e komunitetit të Biznesit nuk po pajtohen me masat që ka marrë qeveria e Kosovës për të përkrahur ekonominë.

Sipas tyre, ato më shumë janë improvizime se intervenim real për të përkrahur biznesin dhe qytetarët që ta kalojnë sa më lehtë pandeminë e coronavirusit.

Më i zëshmi për këtë në debatin me zëvendësministrin e financave të Kosovës, Agim Krasniqi në emisionin “Ekonomia në Fokus” të Gazetës inFokus ishte kreu i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka sipas të cilit krejt kjo nuk po e jep efektin e pritur.

-Advertisement-

“Ajo qfarë është dashur të nisim, pa e përfshirë këtu edhe njëherë efektin e krizës politike, që të hartojmë një ligj për ballafaqimin me pandeminë. E këtu pastaj do të shiheshin edhe disa prej dilemave siq është kufizimi i lëvizjes së njerëzve, kompenzimet e do ti lejohej qeverisë edhe të niste negociata për huamarrje, kështu që pastaj vendimet të mos ishin improvizuese, të mos ishin ad hok”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, tani kërkohet koncensus politik për të aprovuar në Kuvend masat që të hapet rrugë përkrahjes së ekonomisë, në të kundërtën edhe pas largimit të masave kufizuese bizneset do të përballen me telashe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera