Ekonomi

Bizneset presin me muaj për t’u furnizuar me arka fiskale, Qeverisë s’i ngutet ta heq monopolin

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 11 August 2021

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, ka kritikuar Qeverinë që nuk po e heq monopolin me arka fiskale. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka treguar se bizneset e reja po presin me nga tre muaj për t’u pajisur me arka të tilla, ndërkohë që ATK-ja i dënon nëse nuk i kanë ato, shkruan Gazeta Infokus.

Një biznes i ri, sipas tij, detyrohet të shpenzoj 700 euro për një arkë të thjeshtë fiskale.

“Krejt bizneset duhet me i ble arkat fiskale tek vetëm një furnizues.  Përveç çmimit absurd, furnizuesi i arkave fiskale, që ende e gëzon monopolin që ja kanë siguru institucionet e “Prontos”, e vonon shpërndarjen e arkave me muaj të tërë, kësisoj duke i blloku bizneset e reja. Njoh biznese që para tre muajve e kanë paguar arkën fiskale dhe ende nuk e kanë marrë atë”, ka shkruar Demi.

-Advertisement-

Në anën tjetër, sipas tij, ATK i dënon bizneset që hapen pa arkë fiskale, por nuk e mbanë në përgjegjësi kompaninë për vonesat në shpërndarjen e arkave.

Ai ka përkujtuar se Qeveria aktuale ka premtuar ndryshimin e kësaj praktike, duke e heq këtë monopol absurd të shtrenjtë dhe duke e zëvendësuar atë me një program softuerik të ATK. “Por, si me gjithçka tjetër, Qeverisë nuk po i ngutet, kurse në Program Qeverisës nuk e ke asnjë afat kohorë se kur pritet të zbatohen pikat e programit”, ka shkruar Demi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera