Bizneset në “hall” me fushatat e partive politike
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 28 May 2017
Gjatë fushatave elektorale, partitë politike në Kosovë, vizitat më të shpeshta i bëjnë te bizneset vendore. Liderë e përfaqësues të partive politike vizitojnë së paku tri biznese në ditë, gjatë fushatave të tyre zgjedhore.
Premtimet që ata iu bëjnë këtyre bizneseve, janë nga më të ndryshme, duke filluar nga lehtësirat fiskale, eliminimin e taksave doganore, subvencione, grante për zgjerimin e bizneseve e shumë premtime të tjera.
Por, premtimet që ata iu bëjnë bizneseve gjatë fushatave, jo të gjitha realizohen, thonë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të bizneseve.
“Është e pamundur që në Kosovë të bisedohet për probleme të pastra ekonomike pa ngjyrë dhe konotacion politik dhe në veçanti ky ndikim i politikës në biznes dhe ekonomi, vjen në kampanja zgjedhore”.
“Kam kontakte të shumta me biznese dhe janë në një pozitë të palakmueshme pasi që nuk e kanë guximin që të thonë mos na vizitoni apo nuk jemi të gatshëm për vizitë, sepse gjithkush pretendon se çdonjëri prej tyre ka mundësi reale për t’u zgjedhur, prandaj edhe i pranojnë”, thotë Gërxhaliu.
Premtimet pa mbulesë dhe dështimi për realizimin e tyre, sipas përfaqësuesve të bizneseve, jo rrallëherë sollën edhe pakënaqësi e dëshpërim te bizneset.
Sipas Gërxhaliut, premtimet që bëhen gatë këtyre vizitave, apo edhe në përgjithësi gjatë fushatave elektorale, janë më shumë sesa që mund të realizohen.
“E vërteta është se premtimet janë shumë më të mëdha sesa që realizohen, për këtë jemi dëshmitarë të nivelit të zhvillimit ekonomik që kemi. Megjithatë, duhet të theksohet se viti 2015 – 2016 dhe fillimi i këtij viti kanë qenë vitet e dialogut publiko-privat, vite të debatit të mirëfilltë ekonomik dhe falë gatishmërisë për të dëgjuar zërin e biznesit, e kemi pakon fiskale numër 1 dhe kemi qenë afër realizmit të pakos fiskale 2”, thekson Gërxhaliu.
Bizneset në Kosovë për vite me radhë janë duke u ballafaquar me një mjedis jo të kënaqshëm biznesor.
Në hulumtimet e bëra, ishin identifikuar barriera në të bërit biznes në Kosovë, siç është mungesa e përkrahjes shtetërore, konkurrenca jo e drejtë e shkaktuar nga evazioni fiskal dhe ekonomia joligjore, si dhe furnizimi jo stabil me energji elektrike.
Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa nga premtimet që iu bëhen edhe realizohen, por jo të gjitha.
“Premtimet më të mëdha që na bëhen është se do të realizohen të gjitha kërkesat e bizneseve siç janë lehtësirat fiskale, por këto as për së afërmi nuk përmbushen apo realizohen. Gjithçka është pjesë e fushatës elektorale. Sfidoftë, kjo qeveri ka qenë një ndër më të mirat, sa i përket përmbushjes së premtimeve. Më duhet të them që viteve të fundit secila parti që ka ardhur në pushtet, ka qenë e përkushtuar në zhvillimin ekonomik të vendit”, thekson Palushi.
Fushata zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të nisë nga data 31 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.
Për këto 10 ditë, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të zhvillojnë aktivitetin, fushatën dhe propagandën politike, përfshirë edhe tubimet dhe debatet me qytetarët dhe mediat.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...